Hoyt Yee nuk vjen në Prishtinë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Hoy Yee, nuk do të vijë në Kosovë për të dytën herë, ani pse ishte thënë se ekziston mundësia për ta vizituar sërish Kosovën.

Yee kishte paralajmëruar një vizitë të mundshme këto ditë, gjë që e kishte thënë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, mirëpo duket se agjenda e diplomatit amerikan ka ndryshuar.

Një ardhje e dytë e Hoyt Yee thuhej se ishte për qëllim të shtyerjes përpara të procesit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Yee në vizitën e parë në Kosovë kishte shprehur përkrahjen e Amerikës për Kosovën, e gjithashtu kishte bërë thirrje që demarkacioni të votohej.

Ndryshe, diplomati amerikan ka qëndruar dje në Maqedoni pas zhvillimeve të fundit atje, duke bërë të qartë mbështetjen e Amerikës për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, e gjithashtu kishte shtuar se shumica duhet ta krijonte Qeverinë e re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme