HTC lanson telefonin e fuqishëm U Ultra

HTC ka lansuar telefonin e ri Android, HTC U Ultra.

HTC U Ultra vjen me 5.7-inç ekran që ka rezolucion Quad HD me 2560×1440 pixels. Telefoni i ri ka një ekran të dytë me 2 inç dhe rezolucion 160×1040 pixels.

Ekrani në HTC U Ultra është bërë nga materiali që varet nga modeli. Modeli me 64 gigabajt vjen me Gorilla Glass 5 ndërsa modeli me 128 GB vjen me ekranin Sapphire Glass.

U Ultra është i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 821 dhe 4 gigabajt RAM, transmeton Koha.net.

Pajisja e re ka kamerën 12 megapixel dhe vjen me autofokus. Kamera ballore ka 16 MP. Telefoni në ekran ka edhe skanerin për njohjen e gishtërinjve.

HTC ngjashëm si Apple te iPhone 7, ka hequr portin për kufje.

U Ultra vjen me baterinë 3000 mAh dhe sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme