Krimi i rëndë në Gjakovë: Pasi tentoi ta dhunojë, 37 vjeçari vrau 55 vjeçaren në shtëpinë e saj

Ajnishahe Bytyqi, 55 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës, të premten e kaluar. Pasi u krye obduksioni, u konstatua se në trupin e të ndjerës pati shenja dhune. Goditjet në trup e në fytyrë Ajnishahe Bytyqit ia shkaktoi F.G. 37 vjecar, i komunitetit rom, derisa tentoi ta dhunonte seksualisht. Motra e Ajnishahes së ndjerë e cila ka ardhur nga Gjermania për varrimin e saj, ka rrëfyer ngjarjen për Gazetën Express.

Këtë rast policia po e cilëson si vdekje të dhunshme, respektivisht vrasje. Përderisa kanë konfirmuar se personi që dyshohet se kreu këtë vrasje tashmë ndodhet nën prangat e policisë.

“Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasje: F. G. lindur me 1981,mashkull/rom/kosovar

Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

Gazeta Express ka qëndruar të mërkurën në shtëpinë e të ndjerës, Ajnishahe Bytyqit. Motra e saj, Zyrafetja ka treguar se Ajnishahja prej kohësh ishte ndarë nga burri me të cilin kishte dy fëmijë, e njejta jetonte e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Shtepia e Ajnishahe Bytyqit
Shtepia e Ajnishahe Bytyqit

Pas vdekjes së motrës, Zyrafetja kishte ardhur enkas nga Gjermania për varrimin e saj.

“Unë Ajnën e kam motër, të shtunën kam ardhë prej Gjermanie. Kur kam ardhë krejt shpija ka qenë me policë”, thotë Zyrafetja.

Nga ajo që ka dëgjuar nga fqinjët, Zyrafetja rrëfen për kontaktin e fundit që Ajnishaha e kishte pasur me një kojshike të saj, te e cila kishte ngrënë bukë dhe më pas ishte kthyer në shtëpi për ta bërë gjumin.

“U shku te ni gru të ni kojshike, ka nejt masdarke ka hanger, ka pi, u ardhë me flejt në gjumë në shtëpi. Tani kur u bë të nesërmen kan 9 sahati, nuk e di, lajmi na ka ardhë që Ajna ka vdekë”, rrëfen Zyrafetja.

Ajo thotë se në trupin e Ajnës është parë gjakderdhje, ndërsa e përshkruan se ka pasur shenja dhune në fytyrë dhe trup.

“Shenja dhune, krejt fytyra, trupi. Fytyra e saj u kan zi krejt, tani e kanë marrë policia”, thotë ajo për të motrën.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se pas obuksionit në trupin e Ajna Bytyqit janë vërejtur shenja dhune.

“Fsh. Rugove, Gjakovë, më 16.02.2018 – 17:50. Lidhur me rastin pas obduksionit të trupit të viktimës femër K/REA  është vërejtur shenja dhune që dyshohet për vrasje. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

Për këtë rast policia dje ka arrestuar 37 vjeçarin F.G. Përderisa, Zyrafetja dyshonte se motrës së saj ia mori jetën dikush nga mahalla e tyre.

“Tash po thojnë që të mahallës janë, tash kush janë nuk po dihet”, thotë ajo.

Ajna Bytyqi i përkiste komunitetit rom, mësohet se e njejta ishte memece. Ajo u varros nga familjarët e saj gjatë ditës së martë./Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme