Cili është drejtori më i pasur në Maqedoni, vetëm në Bitcoina ka pasuri 600 mijë euro!

Zyrtarët e rinj po dorëzojnë deklaratat e tyre të pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku shënojnë pasurinë e tyre, dhe tek disa prej tyre mund të vërehet se kanë pasuri të konsiderueshme para se të marrin funksionin.

Anëtarja më e pasur e qeverisë është ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska, e cila përveç apartamenteve në qendër të Shkupit, ka deklaruar edhe pasuri të paluajtshme në Serbi, Spanjë dhe Portugali.

Por kur bëhet fjalë për zyrtarët e niveleve më të ulëta, një drejtor veçohet për pasurinë e tij dhe lirisht mund t’i krahasohet me ministren. Bëhet fjalë për drejtorin e sapoemëruar të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Pandov në deklaratën e tij të pasurisë për në DKSHP ka shënuar se zotëron dy shtëpi, një në Kisela Vodë dhe tjetrën në Zelenikovë, me një vlerë totale prej 70 milionë denarë ose afërsisht 1.2 milionë euro, si dhe një ndërtesë banimi në Kisela Vodë me vlerë 20 milionë euro, dhe gjithashtu zotëron një të gjashtën e një ndërtese tjetër në të njëjtën zonë.

Ajo që e veçon Pandovin nga zyrtarët e tjerë është se ai ka deklaruar se është pronar i 10 Bitcoinëve, të cilët i ka blerë në vitin 2016.
Sipas kursit të sotëm, 10 Bitcoinë kanë vlerë 620 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme