Të premtën pasdite ka ndodhur një rrahje në një dasmë në Kumanovë, informon tvfesta.mk
Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës së rrahur.
“Një 37 vjeçar nga Kumanova ka raportuar se më 14 nëntor, rreth orës 15:00, në një dasmë në Kumanovë, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër e mitur, e më pas nga nëna dhe motra e saj. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.