Kërkohen para për mbrojtjen e Hashim Thaçit, qytetarët ia kthejnë: Shitni pallatet që i keni!

Vëllai i ish-Presidentit Hashim Thaçit ka krijuar një fondacion, ku kërkon para për mbrojtjen e tij në Hagë.

Për këtë fondacion të krijuar nga vëllai i Thaçit, Idrizi, ka reaguar Naim Miftari.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se nëse i duan milionat për të paguar avokatët atëherë t’i shesin pallatet.

Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, këto pallate i kanë krijuar me parat e hajnisë dhe plaçkitjes. Miftari kërkon që t’i kthejnë edhe parat që i kanë në shtetet e huaja si në Turqi, Greqi, Qiper, Panama, Dubai e Zvicër.

Postimi i Miftarit:

Doni miliona për avokatët tuaj? Shitni pallatet tuja edhe ashtu i keni nga parat e hajnisë dhe plaçkitjes të popullatës tonë. Ktheni nga shtetet e huaja pasurin tuaj ktheni milionat e vjedhur që i keni fshehur në Turqi, Greqi, Kiper, Panama, Katar, Dubai, Zvicër, Gjermani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme