Mërgimtarët në Gjeneve kanë njoftuar redaksinë e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër se sot në orët e para te mëngjesit rastësisht kanë parë bustin e Skenderbeut të demoluar dhe mbuluar nga balta e bora. Kurse pranë bustit te tij kane gjetur edhe disa fotografi te shqyera cope e grime te Ramush Haradinajt me mbishkrimin “Criminal” ku ish-kryeministrit i Kosovës shifet me uniforme te UCK-së
Rasti i këtij sulmit te heroit tone kombëtar Skenderbeut dhe Haradinajt ka shokuar dhe është dënuar nga komuniteti shqiptar ne Gjenevë.
Ndryshe sipas dëshmitarëve okular sulmuesit munde te jene serbe.
“Para nja 10-15 minuta, pasi kemi vërejtur Skenderbeun ne ketë gjendje dhe fotografi te Ramushin ne toke te shqyera, pak me larte kemi dëgjuar atypari persona duke folur me duket serbisht apo rusisht.” kane folur dëshmitarët qe sipas tyre paska njoftuar organet e rendit aty pranë.
Se është kjo vepër e huliganeve serbe dyshimet i shtojnë dhe më shume se sulmi kundër Skënderbeut ndodhe 24 ore pas kur ne Gjenevë shqiptaret nga Kosova dhe Presheva ja kishin dhënë flakën flamurit serb për shkak arrestimit te liderit Haradinaj ne France dhe diskriminimit te shqiptarëve etnik ne Luginën e Preshevës.