Hulumtim interesant: Kështu përgjigjen serbët, kur pyeten se a do të martoheshin me femrat shqiptare

Sipas hulutimit të Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë, 80 për qind të serbëve janë kundër njohjes së Kosovës, gjysma e tyre duan që Serbia ta rimerr Kosovën, teksa 77% s’duan që shqiptarët të kenë pozita në Serbi, dhe që serbët të martohen me shqiptarë.

Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (Belgrade Centre for Security Policy), një think-tank i pavarur serb, në muajin nëntor ka bërë një hulumtim të detajizuar kushtuar opinionit të qytetarëve serbë për dialogun në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës, por edhe qëndrimeve të tyre ndaj shqiptarëve si popull.

Ta zëmë, në pyetjen se cili është qëllimi i dialogut të Serbisë me Kosovën, 51% të respondentëve deklarohen se nuk e kanë të qartë këtë qëllim, 21% pohojnë që synimi i këtij dialogu është që Kosova të kthehet nën jurisdikcionin e Serbisë, 10% që të zgjidhet në mënyrë paqësore ky problem (i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës), etj.etj.

Në pyetjen tjetër që kishte të bënte me Opsionin e shkëmbimit të territoreve (ashtuqë Serbia ta merr një pjesë të Veriut të Kosovës, teksa Kosova do ta merrte Luginën e Preshevës), një shumicë absolute e respondentëve, apo 85.5% ka kundërshtuar fuqimisht këtë model të arritjes së Marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Në pyetjen e radhës që i kushtohej mundësisë së njohjes së Kosovës (si shtet), nga ana e Serbisë, poqëse Serbia do të merrte si një kompenzim Republika Srpska-n (të Bosnjës dhe Hercegovinës), 80% të respondentëve janë shprehur kundër një mundësie të tillë.

As krijimi i një Asociacioni/ Bashkësie i komunave të banuara me shumicë serbe, tek qytetarët e Serbisë që kanë qenë pjesë e kësaj ’matjeje të pulsit politik’, të bërë nga Qendra e Beogradit për politika të sigurisë, nuk shihet si një kundër vlerë e mundshme për ta bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. Vetëm 29% të respondentëve do ta përkrahte këtë solucion në bisedimet në mes të autoriteteve të larta të Beogradit dhe të Prishtinës.

Në një tjetër pyetje që përkon me finalen e këtij dialogu, del që gjysma e respondentëve mendon që më së miri do të ishte nëse Serbia do ta ri-vendoste kontrollin juridik dhe politik mbi Kosovën, duke i dhënë një autonomi të gjërë Kosovës. Por, në anën tjetër, hiç më pak se 77% të respondentëve, nuk do të pranonte që shqiptarët e Kosovës të kenë çfarëdo pozite në pushtetin qendror të Serbisë.

Njëkohësisht, në këtë raportin etnik në mes të serbëve dhe shqiptarëve, një numër i njejtë, apo 77%të atyre që ishin pjesë e këtij hulumtimi të opinionit publik, nuk do të dëshironin martesë me shqiptarët, teksa dy të tretat (më saktësisht, 68%), nuk do të duronin që në punë të jenë vartës të një shqiptari, ndërsa 73% e tyre nuk do të preferonin që shqiptari të jetë arsimtar i fëmijëve të tyre në një shkollë.

Në anën tjetër, mbi dy të tretat (apo 67%), të respondentëve nuk do të kishin gjë kundër nëse shqiptarët do të jetonin në Serbi. Por, në bazë të përgjigjeve të mëparshme, del që këta shqiptarë, nuk do të duhej të ushtronin kurfarë posti të rëndësishëm publik në Serbi, nuk do të duhej të kishin farë komunikimi me qytetarët serbë, dhe po ashtu, nuk do të duhej të kishin farë roli të rëndësishëm në politikën dhe në shoqërinë serbe.

Në përgjithësi, ky hulumtim i Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë na e shfaqë një opinion mesatar dhe mbizotërues tej mase problematik si në lidhje me vet dialogun në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, ashtu edhe kur bëhet fjalë për raportet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Këto rezultate konfirmojnë që politika zyrtare e Serbisë, që mbi të gjitha personifikohet me figurën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, ka dështuar plotësisht në përgatitjen e opinionit të vet si për Marrëveshjen eventuale të Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, ashtu edhe për pajtimin e mundshëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve si dy popuj./klankosova/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme