Korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët, ndryshe nga vitet e kaluara kur tre të parat ishin çështjet ekzistenciale si papunësia, varfëria dhe të ardhurat e ulëta, apo jostabiliteti politik. Këtë e ka treguar anketa më e fundit për vlerësimin e korrupsionit të kryer nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).
Gjithsej 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se dëshira për pasurim të shpejtë personal të pushtetarëve ndikon në përhapjen e korrupsionit. Gjithashtu, një faktor i rëndësishëm është mungesa e kontrollit të rreptë administrativ mbi korrupsionin, moszbatimi i ligjeve dhe mbrojtja e pamjaftueshme e personave që raportojnë korrupsion.
Korrupsioni mbetet i pandëshkuar
Edhe pse rreth një e treta e qytetarëve (33.7 për qind) ishin të ekspozuar ndaj presionit korruptiv dhe 32.9 për qind ishin të përfshirë në korrupsion, korrupsioni mbetet i pandëshkuar. Kjo përqindje, e përkthyer në shifra absolute, duke supozuar se këto janë raste individuale, tregon se janë potencialisht mbi 550,000 vepra të kryera.
Në vitin 2020 janë dënuar gjithsej 82 persona për shpërdorim detyre apo ryshfet, pra shkalla e efikasitetit të institucioneve 0.015 për qind, aq më e lartë është përqindja e rasteve të proceduara në krahasim me ato që supozojmë se ndodhin.