Humb 1.4 milardë dollarë brenda ditës

Njeriu më i pasur në Japoni ,Tadashi Yanai, humbi 1.4 bilionë dollarë brenda një dite këtë të premte, pasi kompania e tij “Fast Retailing” e cila zotëron edhe atë të veshjeve “Uniqlo” pësoi një rënie të kapitalit prej 6.7%.

Sipas indeksit të miliarderëve “Bloomberg”, kryetari dhe themeluesi i kompanisë ka pësuar humbjen më të madhe të pasurisë në mesin e 500-të personave më të pasur në botë.

Kompania japoneze e veshjeve “Uniqlo” ka fajësuar motin e ngrohtë i cili sipas saj është bërë shkak i pengimit të shitjeve të rrobave dimërore gjë që ka sjellë edhe uljen drastike të të ardhurave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme