Humb jetën 18-vjeçari, vetëvritet aksidentalisht

Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se të hënën, rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

Dyshohet se i ndjeri M.B. (2002), nga Gjilani, gjersa kishte qenë në shtëpinë e babait të tij, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, duke manovruar me një armë gjuetie të llojit ‘’Magnum’’, e njëjta aksidentalisht kishte shkrepur, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kokës, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, policia dhe mjeku kujdestar, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme