Një 64 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, në fshatin Petrelë të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, e sipas dëshmive të familjarëve të B.Ç., ai është tërhequr nga një kafshë.
Uniformat blu po hetojnë ngjarjen për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.