Humb jetën 71-vjeçarja, dyshohet se ra në pus! E moshuara u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë

Një 71-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në pusin që ndodhej në banesën e saj në fshatin Metoq, Sarandë.


Policia informon se ngjarja ka nddhur më datë 18.11.2025. E moshuara me iniciale M. B., është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme