Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit të Shkupit, shpëtohet foshnja

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 23 vjeçarja nga Shkup e cila ka qenë në muajin e tetë, gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në Klinikën akusherike “Nëna Tereza” në Çair të Shkupit.

Ata shtojnë se gruaja është sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa foshnja e saj është shpëtuar.

“Më 19.07.2021 në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 07:00 në Gjinekologjinë në Çair, me gjendje të përkeqësuar shëndetësore është sjellur N.M (23) nga Shkupi, shtatzënë në muajin e tetë. Sipas denoncimit, ajo menjëherë pas arritjes në spital ka humbur jetën dhe është kryer lindja nga ku gjallë ka lindur një foshnjë e gjinisë femërore”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme