Humb jetën një 22-vjeçar nga Tetova, goditet nga rryma elektrike

Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovina ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

“Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovina e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekt shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme