Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi! Po saldonte në një kantier anijesh, kishte hipur mbi një vinç 15 metra të lartë

Një shqiptar 50-vjecar ka humbur jeten sot rreth mesdites ne nje kantier anijesh ne Amaliapoli, Almyros ne Greqi, bëjnë me dije mediat e vendit fqinj.


Punëtori fatkeq, shtetas shqiptar, po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ishte i hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash, me pasojë vdekjen tragjike te tij.

Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht thjesht u konstatua vdekja.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia ne Almyrou, u arrestuan dy banorë të zones.

Të arrestuarit ishin përfaqësuesi ligjor 62-vjeçar i kompanisë dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit. Të dy u lanë të lirë me urdhër gojor të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme