Një shtetas shqiptarë e ka humbur jetën në një aksidentë automobilistikë në dalje të qytetit të Veronës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku i vdekur ka mbetur shqiptari i moshës 51 vjeçare. Mediat nuk bëjnë ende me dije identitetin e viktimës.
“Il Corriere” shkruan se 51 vjeçari po drejtonte një furgon transporti mallrash në momentin kur është përplasur me një tjetër mjet të ngjashëm.
Ende nuk dihet sesi ka ndodhur aksidenti dhe kush ka qenë shkaku i përplasjes./Periskopi.