Mandy Horvath i kishte humbur të dyja këmbët pas një incidenti. Katër vjet më pas, ajo mbërriti në majë të Manitou Incline, në Kolorado.
Janë 2.744 shkallë, në një nga strukturat më të larta të këtij lloji në botë. Ajo është edhe mbiquajtur “santo Graal”, epitet që përdoret edhe nga atletët për t’u stërvitur, transmeton Shqip. Horvath ka dokumentuar arritjen e saj në Instagram për të treguar “që nuk ekziston absolutisht asnjë e pamundur”.
Incidenti i pësuar, është shkaktuar gjatë një përplasjeje frontale me një tren teksa po kthehej në shtëpi në mbrëmje. Horvath ishte konfuze, ajo mendoi se ndodhej nën efektin e ndonjë substance të lëndëve narkotike. Vetëm refleksi i shpejtë i makinistit arriti të shmangë më të keqen. Por këmbët e gruas, ishin humbur përgjithnjë.
Horvath nuk ka bërë asnjë parapërgatitje dhe mbërriti në majë të shkallëve vetëm me forcën e krahëve.
Në Instagram ajo shkruan me optimizëm: “Të gjithë kalojmë faza depresive, ankth dhe trishtim. Dilni nga aty! Bëni diçka, vraponi. Nëse nuk ia dilni, zvarrituni!”, njësoj siç ka bërë ajo vetë.
“Vazhdoj të jetoj qetësisht, si të gjithë ju, – ka treguar ajo. – Thjesht i bëj gjërat në mënyrë të ndryshme”.