Humbi jetën në çerdhe/ Flasin gjyshërit e 3-vjeçarit: Na dhanë tre versione, nga edukatorja duam vetëm të vërtetën

Një ngjarje tragjike për familjen Kodheli në Fier, që pak ditë pas Vitit të Ri humbi një fëmijë 3 vjeç, teksa ishte në çerdhe.

Më 7 janar Noah i vogël kishte shkuar në çerdhe me babain e tij, por në drekë nga çerdhja nëna u lajmëruar se ai kishte pësuar një aksident. Më pas në spital, mjekët iu thanë se fëmija që i mbushte në maj 3 vjeç kishte mbërritur i vdekur.

Gjyshërit e fëmijës kanë folur në një lidhje ‘live’ në News24 në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti. Ata thanë se nga kopshti iu ka dhënë tre versione për ngjarjen.  Po kështu sipas tyre, i kanë gënjyer dhe për praninë e kamerave, gjë që e kanë mohuar ditën e djeshme.

  “Për orar të saktë nuk e di. Atë ditë e ka çuar djali në kopsht, pastaj është marrë nusja në telefon. I kishin thënë që çuni është mbytur me lidhësen e bluzës. Bluzën ia kam veshur unë me duart e mia dhe nuk kishte lidhëse në fyt. Pastaj kanë thënë që ka këputur lidhësen dhe e ka kapërcyer, gënjeshtra e dytë, dhe tjetra pastaj që është varur. Asnjë nga këto nuk na bindin. Dje i zoti i çerdhes, i thirri dhe do na tregonte vendin ku kishte ndodhur. Tha është varur këtu, unë çoj dorën atje sepse mendova mos ishte hekur, kapësja më mbeti në dorë. Nusja duke ulëritur, i thamë djali 15 kg nuk mund të varej aty se do ishte këputur. I thashë unë pasi foli burri dhe të gjithë, të lutem zotëri pse na prure këtu. Pa më të voglin dyshim tha, ti ke ardhur vetë. Ai na telefonoi. Ne vajtëm atje, kopshti ishte normal fare, nuk kishte as shenjë, as polici. A ka ndodhur një krim këtu. Ne kemi hyrë 20 veta brenda dhe na futi ai, nuk u futëm ne, na kërkoi ai, jo ne. Se çfarë i ka thënë nuses, por unë djalin e kam rritur. Kur e ka çuar djalin në kopsht, e ka parë vendin. E ka pyetur sa fëmijë mban një edukatore, i ka thënë 5-6. I kanë thënë kemi kamera nga të gjitha anët dhe kur vajtëm dje, ai na tha nuk ka kamera, pavarësisht se na kishte thënë që në çdo dhomë ka kamera. Dje na e ka mohuar dhe tek ai korridor nuk kishte kamera.

Çuni e nisi në shtator çerdhen. Ka lindur në 8 maj 2019 dhe ditën që ka marrë dhe ka mbushur 31 muajsh, jo tre vjeç, por trupi ishte 3 vjeç e më shumë. Në shtator u sëmur dhe e kishim në spital dhe nuk ka shkuar deri në nëntor. Pothuajse në dhjetor.

Ka shkuar rreth orës 08:15 në kopsht, çdo gjë ishte normale. E ushqeva me duart e mia, hëngri bashkë me të atin. Çuni ikte dhe me furgon, jo gjithmonë e çonim ne. Nipi kthehej në orën 4 pasdite nga kopshti. Ka ndodhur në orar buke a gjumi nuk e dimë.”, tha gjyshja e 3-vjeçarit.Humbi jetën në çerdhe/ Flasin gjyshërit e 3-vjeçarit: Na dhanë tre versione, nga edukatorja duam vetëm të vërtetën

Ajo kërkoi të dijë të vërtetën për vdekjen e nipit të saj.

“Ne duam vetëm që edukatorja e nipit të tregojë të vërtetën. Nuk e vëmë dot kokën në jastëk, po na bluan shpirti për djalin. E çuam me duart tona e na e prunë me arkivol”.

/b.h

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme