Humbi jetën në vendin e punës/ Ja rrethanat që detyruan 77-vjeçarin të punonte (EMRI)

Nikollaq Kacimbro është 77-vjeçari fatkeq që humbi jetën sot në vendin e punës në Korçë.


I moshuari humbi jetën paraditen e kësaj të hëne në vendin e punës si pasojë e një arresti kardiak.

Por çfarë e detyroi 77 vjeçarin Nikollaq Kacimbro të punonte?

Edhe pse kishte dalë në pension 77 vjeçari punonte ende për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike.

Ai punonte në një godinë në zonën e SMT-së si roje m turne.

Sipas familjarëve ai ishte turni i 3-të dhe mëngjesin e sotëm familja e tij e priste në shtëpi.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i familjarëve për shkak të vonesës së tij të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e punës e kanë gjetur të pajetë.

Ai jetonte me bashkëshorten si dhe djalin e tij që trajtohet me kemp. Vështirësitë ekonomike e detyruan 77 vjeçarin të punonte deri ditën e fundit të jetës së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme