Humbi jetën nga një aksident i rëndë rrugor, zbardhen detaje për adoleshentin:17-vjeçari po kthehej nga puna, u përplas për vdekje nga “Porsche”

Detaje të reja zbardhen lidhur me aksidentin e rëndë rrugor që i mori jetën një 17-vjeçari në orët e para të mëngjesit sot rreth orës 01:30.
aksident


Aksidenti ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.

Burime për News 24 bëjnë me dije se 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të alkoolizuar.

Ndërkohë gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar për News24 se familjarët kanë 8 orë që presin në morg, dhe se deri më tani nuk është paraqitur as mjeku ligjor dhe as prokurori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme