Një turiste çeke është mbytur në brigjet shqiptare. 74 vjeçarja me inicialet R.M., është mbytur në Radhimë, sot rreth orës 11:00 të paradites. Ajo ishte futur në det për t’u larë, por aty ka humbur ndjenjat. Pushuesit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë, por e moshuara nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./Dritare.net



