Humbi në majën e Jezercës, gjendet i pajetë pas disa orësh kërkime turisti bullgar

Pas disa orësh kërkime, turisti bullgar i cili ishte shpallur i humbur prej disa orësh, është gjetur i pajetë nga ekipi i kërkimit- shpëtimit.


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile  njofton se një helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, bashkë me ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor.

Njoftimi i Agjencisë Kombetare të Mbrotjes Civile:

Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

⚠️Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme