Ilir Meta dhe Sali Berisha do të zhvillojnë një takim mes tyre ditën e sotme në ish-selinë e PD-së.
Lajmin e bëri me dije gazetarja Elda Menga, e cila tha se takimi po zhvillohet privatësisht pa praninë e kamerave.
Meta dhe Berisha bashkuan forcat e tyre politike në zgjedhjet e 14 majit, duke krijuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por megjithatë rezultati i tyre në zgjedhje ishte zhgënjyes, pasi arritën të merrnin vetëm 7 nga 61 bashkitë e vendit.