Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Hydajet Hyseni ka treguar se kush nuk është pjesëmarrës në mbledhjen e sotme për shkaqe të ndryshme.
Ai ka thënë se kryetari i VV-së, Visar Ymeri e ka konfirmuar mos pjesëmarrjen dhe iu ka uruar punë të mbarë delegatëve të këshillit.
Po ashtu, Hyseni thotë se në këtë tubim po mungojnë edhe një numër veprimtarësh të burgosur padrejtësisht.
”Por duhet të theksohet se edhe në këtë mbledhje pa dashjen e tyre dhe për shkaqe absurde na mungon një numër verptimtarësh të burgosur padrejtë. Pos Astrit Deharit, me ne sot nuk mund të jenë as aktivistët e burgosur, as Sadri Ramabaja, as deputetja Donika Kadaj-Bujupi e as Albin Kurti.’’, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Kujtojmë që kjo mbledhje po mbahet pas përplasjeve që ndodhën në këtë parti./Periskopi/