Ka hyrë në ditën e pestë protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.
Një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha takoi raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, të cilin e ka njohur me vendimin e madh për qeveri teknike.
Basha ka theksuar se s’mund të ketë zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, duke bërë gjithashtu me dije bojkotimin e punimeve të Kuvendit.
Që prej datës 18 shkurt, përfaqësues të njohur të opozitës dhe qytetarë janë “ngujuar” në çadrën e protestës.