Hyn në fuqi vendimi, taksë 100 % për të gjitha mallrat që kalojnë nga Serbia

Sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind.

Qeveria morri këtë vendim më 28 dhjetor, ndërsa patën njoftuar se ky vendim hyn në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë, raporton sakte.net

Sipas Ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.

Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.

Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme