Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni, tha të martën se me Serbinë ose bëhet dialog ose luftohet, nuk ka gjendje të mesit.
Ai këto komente i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Siguri, duke theksuar se status quo-ja, në raportet Kosovë – Serbi, prodhon ngecje dhe frustrim.
“E frustrimi i njerëzve mund të prodhojë konflikt”, ka theksuar Hyseni.
Ministri i Brendshëm ka folur edhe për ndaljen e Haradinajt.
Sipas tij, është e papranueshme ndalja e Haradinajt nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.