E hënë, 24 Tetor 2016 – Sakte.net
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se pjesë e radikalizmit fetar janë edhe njerëz që nuk i përkasin fesë Islame.
“Nëse e shihni luftërat që i zhvillon ISIS, është e qartë se ata i bëjnë për përfitime të ndryshme”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës me sukses ka arritur ta menaxhojë këtë dukuri, që nuk është ekskluzivisht e një vendi, por që ka përfshirë gjithë botën.
“Së fundi kemi regjistruar vetëm dy raste të cilat janë munduar që t’i bashkohen luftërave në Siri. Sidoqoftë, në Kosovë rezultatet janë të dukshme, sepse në bazë të kësaj kemi krijuar një plan të përpiktë të veprimit”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni gjatë fjalimit të tij në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë.
Hyseni ka shtuar se Republika e Kosovës ka aprovuar strategjinë kundër radikalizmit dhe ligjin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkuar luftërave jashtë vendit