Hyseni: Në Siri aktualisht janë 38 femra dhe 27 fëmijë nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni i cili po raporton në Komisionin për Siguri, ka thënë se gjendja e sigurisë në përgjithësi është shumë e mirë, por jo edhe në komunikacion, përkundër masave që ndërmerren.

“Duhet të bëhen ndryshime në legjislacion në mënyrë që të reduktohen aksidentet të mëdha në komunikacion”, tha ministri Hyseni, duke shtuar se kohëve të fundit ka rënie të krimit.

Ai megjithatë ka thënë se Kosova është larg të qenit shumë e kënaqur me trendin e krimit, raporton Indeksonline.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit policia dhe prokuroria ndërmorën veprime të shumta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastrimi parash, fajde etj”, potencoi Hyseni.

Ai shtoi se progres është shënuar edhe sa i përket terrorizmit dhe gjendja është në kontroll për aq sa është e mundshme.

“Duhet të nxirret mësim nga rasti i fundit terrorist në Nicë të Francës. Megjithatë, 314 qytetarë të vendit morën pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, ndërsa sot janë 70 aktivë në këto luftëra dhe 57 të vdekur. Janë 38 gra dhe 27 fëmijë në këto zona, derisa janë arrestuar 34 persona”, tha tutje Hyseni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme