Hyseni shkeli ligjin që nuk e suspendoi sekretarin e ministrisë së tij, tani shef i AKI-së

Afro një vit drejtori i sapoemëruar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi, ka punuar me aktakuzë pa ia prishur askush rehatinë në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ministri Skënder Hyseni, edhe pse ishte njoftuar se në maj të vitit të kaluar Gashi ishte akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk kishte ndërmarrë masa për pezullimin e tij nga puna, ashtu siç e parasheh Ligji për shërbyesit civilë, shkruan sot Koha Ditore.

Mosrespektimi i ligjit nga ministri, sipas punonjësit të MPB-së, Luan Ismajli, i cili njëherësh është edhe palë e dëmtuar në aktakuzën kundër Gashit, ka krijuar edhe mundësinë e ndikimit në tërheqjen e aktakuzës nga Prokuroria.

Ai ka thënë për “Kohën Ditore” se e ka njoftuar edhe vetë personalisht ministrin për aktakuzën ndaj Gashit, e po ashtu edhe për keqpërdorimet e tjera në MPB, për të cilat po pretendon se prapa tyre qëndron Gashi.

Kreu i AKI-së u emërua në këtë pozitë të mërkurën nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Isa Mustafa. Shtatë ditë para emërimit të tij, pra më 1 shkurt të këtij muaji, Prokuroria Themelore e Prishtinës është tërhequr nga aktakuza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme