Hyseni: VV-ja pa Albinin kryetar i fitoi dy palë zgjedhje

Ish-anëtari i kryesisë së VV-së, Zgjim Hyseni ka folur për problemet që janë shfaqur në këtë subjekt. I ftuar në emisionin “Ditë Mbas Dite” në Rrokum TV, Hyseni ka thënë se Visar Ymeri e Glauk Konjufca kanë përpiluar një marrëveshje për të dalë nga kjo situatë.

“Ajo marrëveshje është pranuar nga Dardan Molliqaj, por është refuzuar nga Albin Kurti , çka tregon se nuk është çështja te problemet konceputale, por tek diçka tjetër”, shprehet ai.

Hyseni ka thënë se është e papranueshme metoda e shpifjeve që po bëhet ndaj disa anëtarëve të VV-së, të cilët kohët e fundit janë larguar nga pozitat që i kanë mbajtur në këtë subjekt.

“VV po rrëshqet drejt një realiteti konspirativ, ku gjithmonë kërkohet një armik i brendshëm”, theksoi Hyseni.

Ai tregoi se gjithmonë “janë frikësuar prej njerëzve të ri që kanë ardhur në VV”.

Ndër të tjera, ai thotë se nuk ka aspak rëndësi kush e ka themeluar VV-në, dhe ai të trajtohet si “zot i shtëpisë”.

“VV pa Albinin kryetar, i pati dy palë zgjedhje të suksesshme”, thotë ai.

Hyseni thotë se, nuk është kundër kandidimit të Kurtit për kryetar, por shton se grupi i të pakënaqurve kanë kërkuar një marrëveshje politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme