Hysni Shaqiri zbulon detaje ekskluzive për “treshin e Kërçovës” në emisionin e parë InBOX në LajmTV

Lajm Tv në bashkëpunim me gazetën Lajm prej sot do të japë një kontribut modest, por të sinqertë, për të begatuar skenën e debatit politik në Maqedoni, përmes emisionit InBOX Debativ.

Duke u nisur nga parimet elementare të gazetarisë së pavarur, do të përpiqemi të ndërtojmë një emision ku do të debatohet për të gjitha temat aktuale, pa kurrfarë cenzure. Ju premtojmë se temë e debatit tonë do të jetë dhe do të mbetet ajo që preokupon shikuesin shqiptar.

Mysafir të parë në emision ishte ish nënkryetari i Kuvendit, zotëri Hysni Shaqirin. Shumë kush e ka harruar kontributin e tij, mirëpo ne assesi nuk harrojmë meritat e tij edhe gjatë luftës edhe në politikë. Në këtë emision mysafir ishin edhe analisti politik i cili flet dhe godet pa doreza, Hazbi Nuredini, dhe ish gazetari i njohur, tani profesor universitar, Qashif Bakiu.

Temë qendrore e debatit në emisionin e parë ishte situata aktuale politike në Maqedoni, me theks te takimi i liderëve nga Maqedonia me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shaqiri, Nuredini dhe Bakiu kanë diskutuar edhe në tema tjera, kurse në fund të emisionit deputeti i luftës Hysni Shaqiri ka zbuluar detaje deri tani të panjohura për “Treshen e Kërçovës”, term me të cilin përfshin Ali AHmetin, Musa Xhaferin dhe Fazli Veliun.

Ju ftojmë që ta ndiqini debatin e plotë të udhëhequr nga Isen Saliu.

http://www.lajm.tv/hysni-shaqiri-zbulon-detaje-ekskluzive-per-treshin-e-kercoves-ne-emisionin-e-pare-inbox-ne-lajmtv/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme