I akuzuar për dy vrasje në vitin 1997, Gjykata Penale jep dënimin për ish-policin! Kërkoi rigjykim pas ekstradimit nga SHBA

Gjykata Penale ka dënuar me 23 vite burg, Tomorr Çelën, ish policin e akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997.  Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës më 27 nëntor të vitit 1997 në Tiranë.


Ai u ekstradua nga SHBA më 2 qershor të vitit 2022, ndërsa kishte kërkuar edhe rigjykim.

Ngjarja ndodhi teksa ish polic ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez”, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Konflikti që nisi mes tyre përfundoi me vrasjen e Hoxhës dhe Danit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme