Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet se ka kultivuar dhe prodhuar rreth 87 kg kanabis.
Është ekstraduar shtetasi F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë i zbuluan serën me narkotikë në afërsi të banesës së të riut.
NJOFTIM
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik.
Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.