I akuzuari në rastin “Banjska”: S’mund të them se jam terrorist, më vjen keq për humbjen e Afrim Bunjakut

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoja Spasojeviq, e ka konsideruar veten të pafajshëm në fjalën përfundimtare të mbrojtjes.

Afrim Bunjaku, teksa mohon se ka vrarë ose ka shkrepur ndonjë plumb në sulmin e shtatorit në Banjskë.

“Unë jam fajtor për atë ditë që kam qenë në fshatin Banjskë dhe ky është gabimi më i madh në jetë. Unë për vete nuk mund të them se jam terrorist, për arsye se askënd s’e kam vrarë, askënd s’e kam lënduar, asnjë plumb të vetëm nuk e kam shkrepur ndaj pjesëtarëve të policisë dhe ndaj askujt tjetër. Nëse është ekzaminuar pushka ime që është gjetur, mund të vërtetohet se nga ajo pushkë janë shkrepur dy plumba”, tha ai.“Më së shumti do të dëshiroj t’ua prezantoj jetën time se kush jam dhe çka jam. Në jetën time deri në këtë situatë, s’jam përfshirë asnjëherë në veprime që janë të kundërligjshme. Njëkohësisht kam punuar për 150-200 euro në muaj, asnjëherë nuk kam bërë asgjë që është e kundërligjshme. Pas arrestimit, kam menduar gjithçka çka ka ndodhur atë ditë dhe për një pjesë të ditës nuk më kujtohet. Më vjen keq për humbjen e policit Afrim Bunjaku, më vjen keq për të gjithë të humburit dhe të lënduarit për atë ditë”, shtoi më tej Spasojeviqi. /Insajderi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme