I arratisuri Xhabir Zharku i çon një ‘selam’ Frashër Krasniqit

Ish-kryetari i Kaçanikut, i arratisur nga drejtësia kosovare, Xhabir Zharku ka reguar ndaj deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, pasi ky i fundit përmendi emrin e tij në një debat televiziv.

E më pas, erdhi edhe në përleshje fizike me deputetin e Nismas, Milaim Zekën.

“Nuk kisha dashur te reagoj për vepra si kjo qe ndodhin nga një rrugaç si ky,por fakti qe me është përmendur emri me duhet te përsëris edhe njëherë se unë nuk jam dënuar për krim te organizuar,por kisha fatin e keq qe te jem ne vendin,kohen dhe me njerëz te gabuar e qe shërbim serb”, thuhet në reagimin e tij.

Letra e plotë:

Te nderuar miq ne FCB,te nderuar qytqtar te Republikes se Kosoves.Fillimisht ndjej keqardhje te madhe per vulgarizmin qe ndodhi ne emision me te zgjedhurin e popullit z.Milaim Zeka I cili u sulmua nga ky far djali ( me sjellje rrugaci) qe akuzohet per terorizem e qe akoma eshte jasht per te rrezikuar qytetaret tane.Nuk kisha dashur te reagoj per vepra si kjo qe ndodhin nga nje rrugaq si ky,por fakti qe me eshte permendur emri me duhet te perseris edhe njeher se une nuk jam denuar per krim te organizuar,por kisha fatin e keq qe te jem ne vendin,kohen dhe me njerz te gabuar e qe sherbim serb i ka shfrytezuar shqipfolsat dhe mbeturinat e veta ne menyren me perfid. Kam ber perpjekje te vazhdueshme duke kerkuar drejtesi, ku ne fund u detyrova qe ti largohem nje denimi te padrejte per nje veper qe nuk e kisha bere.Me shqetson fakti se sa thelle eshte penetruar intelegjencia Serbe ne shoqerine Kosovare, saqe lufta e tyre speciale ndaj meje dhe shokeve bashkeluftetar si persona te rrezikshem per serbin,po vazhdon me intenzitet te shtuar edhe nga te infiltruarit e sherbetoret e tyre te maskuar me petkun e patriotizmit duke shfrytezuar edhe situatat e renda socialo politike me te vetmin qellim qe ta fusin Kosoven ne nje rrug pa krye.Ju kujtoj atyre qe jan duke vazhduar ket mision te ndyr ne sherbim te armiqve te kombit tone se serbia e ka marun pergjigjen me 98 dhe 99.

Me respekt i juaji Xhabir Zharku

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme