Detaje të reja janë zbardhur rreth Azgan Mërnicës, 23-vjeçarit i cili një ditë më parë vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia në Fier.
Mësohet se policia e Fierit dhe RENEA ka bindjen se autori fshihet në zonën e Apolonisë së Fierit dhe Havaleas, dhe se po zhvillohen kontrolle në disa banesa.
Pas kreu krimin e rëndë një ditë më parë, i riu u arratis nga vendngjarja dhe braktisi automjetin më të cilin lëvizte, ndërsa ende ka armën e krimit me vete.
Po ashtu, është zbuluar edhe e shkuara kriminale e anëtarëve të familjes së Asllan Mernica alias Azgan Mernica.
Mësohet se babai i autorit ka bërë burg për vrasjen e kunatit 20 vjet, ndërsa një prej vëllezërve është i dënuar më 19 vite burg. Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.
Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci. 23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.
Sakaq, Azgan Mërnica ka edhe një vëlla tjetër, i cili raportohet se është i dënuar më burg në Gjermani.