I biri sakrifikoi jetën për të shpëtuar vëllanë dhe shokun nga mbytja/ Babai i Anri Kashikut: Dhimbje e madhe, uroj që kjo të mos i ndodhë askujt!

Babai i Anri Ashikut i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij nga mbytja në det i pranishëm në ceremoninë në nder të djalit të tij në Kryeministri, tha se ajo që i ndodhi Anrit,  të mos i ndodhë askujt.

 

“Kjo që më ndodhi mua nuk dua ti ndodhi asnjë në botë. Është një dhimbje që nuk ka fjalë. Falënderoj ty zoti Kryeministër që emri i Anrit të mos harrohet në të gjithë familjet e Kombit Shqiptar. Uroj që kjo që më ndodhi mua të mos i ndodh askujt.” tha babai i Anrit, me zërin që i dridhej.

Ndërkaq, Kryeministri Rama tha se heronjtë nuk janë të rënë nga qielli, por janë të jashtëzakonshëm me veprimet heroike që ata bëjnë në situata të caktuara. Ndërsa u ka dorëzuar familjarëve të Anri Ashikut, shenjat e posaçme të kujtimit dhe mirënjohjes së kombit: simboli i “Familjes së Dëshmorit të Atdheut”.

“Qeveria është zotuar të mbrojë fëmijët e të rënëve Dëshmor. Në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë, dhe ashtu si të tjerë heronj të këtyre ditëve u bë një simbol i heroizmit. Nëse Anri nuk do kishte sakrifikuar jetën, jetë të humbura do ishin dy. Kjo na bën të kujtojmë se dëshmorët nuk janë të rënë nga qielli, por janë të jashtëzakonshëm dhe bëjnë gjëra të jashtëzakonshëm në momente të caktuar. Me emocione do doja që t’i dorëzoja të atit të Anrit këtë dekoratë” tha Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme