MPB ka njoftuar se me datë 25.02.2025 në ora 16:20, në SPB Shkup, nga Institucioni Korrektues – Burgu i Idrizovës është njoftuar se në këtë institucion ka vdekur i dënuari X.H. (44) nga Kërçova. Një mjek i Shërbimit të Ndihmës Urgjente ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.