Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka dhunuar dhe goditur me çekiç bashkëshorten e tij.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli. 55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, ka marrë një çekiç dhe ka goditur gruan e tij në kokë dhe fytyrë.
Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.
Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e ka kafshuar në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.
Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe të kërkonte ndihmë nga fqinjët.