“Nuk i godita unë por Kasem Prijasi” ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortes së viktimës Olsi Haxhillari e cila ka pranuar se është njoftuar nga 26 vjeçari pasi ai ka kryer krimin.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije së Hysnia këmbëngul në dëshminë e saj të dhënë sot se nuk dinte asgjë për vrasjen.
Gruaja ka shtuar se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën.
“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë” ka thënë ajo.