Një person në gjendje të dehur ka plagosur me thikë katër persona ditën e sotme në Elbasan.
Autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, është një shtetas me inicialet G.SH ndërkohë që mësohet se të plagosurit të cilt mësohet se janë një familje, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.