I dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Urës Vajgurore”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, aty ku mbahet i izoluar me vendim të ministrit të Drejtësisë.


Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u vranë 5 policë, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Marashi është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Të dënuarit e tjerë për masakrën janë:

  1. Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
  2. Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
  3. Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
  4. Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
  5. Sokol Ndreu
  6. Gjovalin Ndreu
  7. Preng Miri
  8. Gjelosh Miri

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Ankuesi Fran Pal Marashi me datë 04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e Urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 471 të Pr.Penale si dhe në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 235, datë 30.04.2025, vendosi:
    1. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga ankuesi Fran Marashi, me objekt: Kundërshtimin e Urdhërit 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë, të të burgosurit Fran Marashi”, si të paraqitur në tejkalim të afatit ligjor.
    2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen
    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme