Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit.
Policia e Kosovës tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviq, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje – nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj.
I arratisuri kishte qenë duke punuar në hapësirat e punëtorisë së qendrës në paraburgimit në momentin kur ka ikur.
“Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, tha Shërbimi Korrektues, duke shtuar se ka nisur hetimet e brendshme për këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për të adresuar këtë çështje.



