I dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit, Radovan Karaxhiç apelon dënimin

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, ka apeluar ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës që e dënon atë me 40 vjet burg për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

 

Radovan Karaxhiq lajmëroi sot se ka apeluar në Mekanizmin e OKB-së për Gjykatat Ndërkombëtare kundër dënimit të tij nga Gjykata e Hagës për krime lufte në mars të këtij viti.

Apeli prej 238 faqesh “detajon 48 gabimet e pavarura dhe procedurale” që çuan në vendimin e gabuar, sipas një deklarate të bërë publike nga avokati i Karaxhiqit, Peter Robinson.

“Nëse nuk korrigjohen, gjykimet e pasakta dhe të padrejta si të miat thjesht do të përshpejtojnë largimin e vendeve si Afrika e Jugut dhe Rusia nga një sistem ligjor ndërkombëtar që është i politizuar dhe me standarde të dyfishta”, tha Karaxhiq në një deklaratë.

“Kjo do të shkatërrojë gjithashtu mundësinë që drejtësia ndërkombëtare të arrijë suksese afatgjata në përcaktimin e precedentëve ligjorë bazuar në përshtatjet politike afatshkurtëra”, shtoi ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës.

Karaxhiq u shpall fajtor për gjenocid të boshnjakëve nga Srebrenica, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Sipas vendimit, krimet u kryen si pjesë e katër sipërmarrjeve të përbashkëta kriminale në të cilat Karaxhiqi ishte protagonist.

Karaxhiqi i refuzoi bazat e gjykimit për gjenocid, duke thënë se “një dënim për krime kaq serioze s’është bazuar kurrë në themele kaq të dobëta”.

Ai tha gjithashtu se dënimi i tij për terrorizim të popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qyteti nga serbët e Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995 “nuk merrte parasysh urdhërat e shumta që ai dha për parandalimin e zjarrit kundër civilëve, parimet e keqpërdorura të “zhdukjes” dhe “proporcionalitetit” duke mos e vlerësuar bombardimin nga perspektiva e një komandanti ushtarak dhe injoronte raportin e vetë ekspertit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me bombardimin e tregut “Markale”.

Sipas deklaratës, Karaxhiqi gjithashtu “ka paraqitur 26 baza të veçanta që sfidojnë drejtësinë e gjyqit”.

Ai e akuzoi Prokurorinë “për një sërë shkeljesh të detyrës së saj për të mësuar provat shfajësuese” dhe gjykatën se e ka trajtuar atë në mënyrë të padrejtë në krahasim me prokurorinë, transmeton kallxo.com.

Ai e akuzoi Gjykatën “se e detyruan atë të vërtetojë pafajësinë e tij duke marrë parasysh 2,379 fakte të gjykuara në gjyqe të tjera dhe se ka pranuar dëshminë me shkrim të 148 dëshmitarëve të prokurorisë”.

Ai tha se Gjykata e OKB-së refuzoi ta lejonte atë të përfaqësonte veten kur të dëshmonte, për ta detyruar ish-shefin ushtarak serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq t’i përgjigjej pyetjeve dhe “të thërriste dëshmitarë dhe të prodhonte prova me shkrim në të njëjtën mënyrë si gjykata ia kishte dhënë këtë të drejtë prokurorisë”.

Prokuroria ka thënë gjithashtu se do të apelojë, duke kërkuar që Karaxhiq të shpallet fajtor për gjenocid në shtatë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992 dhe që dënimi i tij të rritet në burgim të përjetshëm.

Dhoma e Apelit në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare, e cila po merr përsipër punën e mbetur nga Gjykata e Hagës ndërsa kjo e fundit mbyllet, do të vendosë për apelet. Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme