I dënuar për vrasje dhe trafik droge në Itali, 45-vjeçarit i bllokohen pasuri marramendëse në Shqipëri, 19 prona, 20 llogari bankare dhe makina luksoze


Operacioni i koduar “Fortesa” ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 26.5 milionë euro, në pronësi të një shtetasi 45 vjeç, i cili rezulton i dënuar në Itali për vrasje me paramendim dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikim droge.

Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për shtetasin Kristian Koni, i njohur edhe me emrin O. M., për të cilin Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e pasurive në kuadër të një procedimi penal për pastrim parash, i drejtuar nga Prokuroria e Tiranës.

Çfarë përfshihet në sekuestrim:

19 prona të paluajtshme (apartamente, njësi, troje)

2 automjete luksoze

20 llogari bankare, të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve

Vlera e përgjithshme e pasurive të sekuestruara kap shifrën e 26.5 milionë eurove në treg.

Autoritetet thonë se vijojnë hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, që dyshohet se kanë origjinë nga aktiviteti kriminal i këtij shtetasi, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme