Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të hënën do të procedojë në Kuvend Demarkacionin.
Ky vendim i qeverisë vjen pas një bisede që kryeministri, Isa Mustaga ka zhvilluar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit./gazetametro.net