I digjet makina në mes të rrugës, Enkel Demit

Gazetarit dhe moderatorit të njohur, Enkel Demi i ka ndodhur një incident i rëndë. Atij i është djegur makina në mes të trafikut, në rrethrrotullimin e Sheshit Willson. Siç duket edhe nga foto të ardhura për dritare.net, makina e Enkel Demit ka bllokuar gjithë trafikun, duke shkaktuar një radhë të gjatë makinash, për shkak se kjo zonë është shumë e frekuentuar.

Mësohet nga burime të dritare.net, se makina është prishur për shkak të një defekti elektrik. Polici i qarkullimit rrugor është afruar te gazetari, në përpjekje për të kuptuar situatën, që po bllokon trafikun. Por e vetmja gjë që mund të bëjnë, është të presin mekanikun. Mesa duket, Enkel Demi nuk e kishte parashikuar diçka të tillë, pavarësisht se nget edhe makinë me dy timonë, në emisionin e tij radiofonik./dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme