I doli në mbrojtje News24 dhe Panorama pas sulmit nga KAYO, AGSH reagon pasi një shkrimi denigrues: Na sulmojnë sepse mbrojmë lirinë e medias

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas publikimit të një artikulli të cilin e cilëson “tejet denigrues”, duke e lidhur atë me qëndrimet publike në mbrojtje të News 24 dhe Panorama Group.


logo news24

Në një deklaratë zyrtare, AGSH shprehet se ky sulm vjen pas punës së saj në dokumentimin e zhvillimeve që lidhen me Focus Media Group, kompani që, sipas organizatës, pas një mosmarrëveshjeje pronësie me autoritetet publike, ka lënë dhjetëra punonjës të medias pa punë.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë është bërë objekt i një artikulli tejet denigrues. Ky sulm vjen pas punës së shkëlqyer të AGSH-së në dokumentimin e zhvillimeve që lidhen me Focus Media Group,” thuhet në reagim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme